Policia gjen municion dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan

Policia gjen municion dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan

Kronika January 25, 2026 - 16:21

Policia e Kosovës gjatë së dielës ka pranuar informacione se në një lokacion në fshatin Rudar i Vogël të Zveçanit mund të gjenden armë dhe municion.

Në këtë shtëpi të braktisur dhe të pabanuar janë gjetur e sekuestruar:

9 granata dore

538 fishekë

3 karikatorë për armë automatike

“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila ka trajtuar mjetet shpërthyese në mënyrë të sigurt.

Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar”, thuhet në njoftim. /Zëri