Arrestimi i dy personave në Prizren për keqpërdorim, Policia tregon se çfarë u konfiskua

Arrestimi i dy personave në Prizren për keqpërdorim, Policia tregon se çfarë u konfiskua

Kronika January 27, 2026 - 08:36

Një aksion është zhvilluar të hënën nga ana e Prokurorisë Speciale në ndërmarrjen publike “Eko Regjioni” në Prizren.

Aksioni ka përfunduar me arrestimin e dy personave për “Keqpërdorim të pozitës” dhe “Mashtrim në prokurim publik”.

E sot Policia e Kosovës në raportin ditor ka dhënë detaje se çfarë është konfiskuar.

“Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë konfiskuar disa dokumente (kontrata) të cilat ndërlidhen me rastin, një armë e gjatë me një karikator me njëzet fishekë, dy laptopë, para si dhe dëshmi tjera relevante për rastin”, thuhet në raport.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë, pa ndërhyrje:

Keqpërdorim i detyrës zyrtare

Prizren - 2023/2024. Njësitë policore, bazuar në urdhëresën e lëshuar nga gjykata kanë kryer bastisje në shtëpitë dhe banesat e tre të dyshuarve meshkuj kosovarë, si dhe në një ndërmarrje publike dhe në një biznes privat. Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë konfiskuar disa dokumente (kontrata) të cilat ndërlidhen me rastin, një armë e gjatë me një karikator me njëzet fishekë, dy laptopë, para si dhe dëshmi tjera relevante për rastin. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Zëri