Policia gjen substanca narkotike në Qendrën Korrektuese të Dubravës
Kronika
January 27, 2026 - 08:50
Policia e Kosovës njofton se në Qendrën Korrektuese të Dubravës në Istog, gjatë një kontrolli rutinë në njërin nga pavijonet, te gjësendet personale të një të dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej rreth 6 gramësh substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar në përputhje me procedurat ligjore.
“Qendra Korrektuese Dubravë, Istog 20.01.2026 – 14:40. Raportohet se gjatë kontrollit në njërin nga pavijonet, në gjësendet e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar 6 gramë substance e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë.