Policia në Gjakovë nis hetimet për dëmtimin e Kuranit

Policia në Gjakovë nis hetimet për dëmtimin e Kuranit

Kronika January 27, 2026 - 15:54

Policia në Gjakovë ka konfirmuar për “Zërin” se në bashkëpunim me Prokurorinë janë duke marrë veprime për të hetuar një rast, që ka të bëjë me dëmtimin e librit të shenjtë për myslimanët, Kuranin.

Kurani ishte gjetur i dëmtuar sot në zonën e Çabratit në Gjakovë.

Vlera Krqsniqi, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Gjakovës, i ka thënë Zërit se aktualisht nuk dihet se kush e ka kryer këtë veprim dhe as cili ka qenë qëllimi.

“Lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori i Prokurorisë speciale, përderisa jemi duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Krasniqi. /Zëri