Arrestohet në flagrancë një inspektor i Inspektoratit të Punës, dyshohet për marrje ryshfeti
Kronika
January 28, 2026 - 14:32
Një aksion i Prokurorisë Themelore të Prishtinës së bashku me Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë rezultuar me arrestimin një inspektori të Inspektoratit të Punës.
Këtë e ka konfirmuar për “Zërin”, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, i cili theksoi se inspektori gjatë momentit të arrestimit është kapur në flagrancë.
Gashi shtoi se arrestimi është kryer pas zbatimit të masave të fshehta.
Kryeprokurori Gashi bëri të ditur se i dyshuari tashmë është ndaluar dhe brenda afateve ligjore do të kërkohet caktimi i masës së sigurisë. /Zëri