Një person gjendet i vdekur në veturë në Veternik, dyshohet për vetëvrasje
Një person është gjetur i vdekur sot në autostradën në Veternik të Prishtinës.
POlicia ka konfirmuar për “Zërin”, rastin, derisa tha se janë duke kryer hetime.
“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.”
“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishitnës, Enis Pllana.
Ndërkohë “Zëri” ka mësuar se dyshohet se burri që u gjet i vdekur në veturë, ka kryer vetëvrasje. /Zëri