Prokuroria e konfirmon, kërkon paraburgim për 15 kryesuesit e arrestuar

Prokuroria e konfirmon, kërkon paraburgim për 15 kryesuesit e arrestuar

Kronika January 28, 2026 - 17:55

Prokuroria Themelore në Gjakovë, e ka konfirmuar se ndaj 15 kryesuesve të ndaluar në Malishevë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës.

Të gjithë të dyshuarit ngarkohen për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”.

“Në kuadër të këtyre veprimeve janë intervistuar gjithsej 58 (pesëdhjetë e tetë) persona, prej të cilëve 15 (pesëmbëdhjetë) kryesues dhe 43 (dyzet e tre) komisionerë. Ndërkaq, pas grumbullimit të provave relevante, intervistimit të tyre, 43 (dyzet e tre) komisionerët do të hetohen në procedurë të rregullt, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.” – thuhet në njoftim.