Raportohet e zhdukur një gjilanase, Policia nis hetimet
Kronika
February 02, 2026 - 08:56
Një grua nga Gjilani është raportuar e zhdukur gjatë së dielës në stacionin policor.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, e njëjta që nga 29 janari ka dalë nga shtëpia dhe më nuk dihet vendndodhja e saj, shkruan Zeri.info.
Policia ka bërë të ditur se në konsultim me prokurorin, rasti është duke u hetuar.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Person i humbur / zhdukur
Rr. “Avdulla Tahiri”, Gjilan /01.02.2026 – NN. Është raportuar se viktima femër kosovare prej datës 29.01.2026 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Në konsultim me prokurorin, është iniciuar lënda e rastit, e cila vazhdon të hetohet. /Zëri