Rritet numri i gjobave në Prishtinë
Njësiti i Trafikut të kryeqytetit ka njoftuar se gjatë muajit të kaluar ka shqiptuar gjithsej 4,608 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, si pjesë e planeve operative për rritjen e sigurisë në trafik.
Krahasuar me janarin e vitit 2025, gjatë muajit të kaluar janë shqiptuar 311 gjoba më shumë, si rezultat i zbatimit të planeve “Kontrolli i shtuar i trafikut” dhe “Kontrolli i shpejtësisë”.
Gjobat janë shqiptuar për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë përdorimin e telefonit gjatë vozitjes, mosrespektimin e semaforit, tejkalimin e kolonës dhe në vijë të plotë, tejkalimin e shpejtësisë, si dhe kundërvajtje të tjera.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe ka ftuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit, për të siguruar një trafikun më të sigurt.