Debate në seancë, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda - largohet nga salla
Kronika
February 02, 2026 - 14:40
Debate në seancën gjyqësore në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Veliaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda, pasi nuk i dha te drejtën të mbrohej efektivisht.
Avokatja Valentina Teodoresku u shpreh se taksia e priti vetëm një orë në IVEP Durrës, ndaj nuk pati më shumë kohë të njihej me aktet.
Teodoresku kërkoi shtyrje të seancës, kërkesë e cila u rrëzua nga GJKKO-ja.
Gjyqtarja Etleva Deda ka kaluar në konkluzionet përfundimtare, duke e cilësuar si të ezauruar fazën e mbrojtjes.
Pas diskutimeve, Veliaj theksoi se meqë nuk po dëgjohet do të largohet nga salla. /euronews