Detaje të rënda për dhunimin e 13-vjeçares nga 55-vjeçari në Istog

Detaje të rënda për dhunimin e 13-vjeçares nga 55-vjeçari në Istog

Kronika February 02, 2026 - 14:42

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj, i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture.

Në aktvendimin e siguruar nga Insajderi thuhet se i pandehuri e ka detyruar të miturën 13-vjeçare të shkojë me të në motel dhe të kryejë akt seksual.

E njëjtë gjë kishte ndodhur dy herë. Rasti i parë në nëntor të vitit të kaluar dhe i fundit në janar të këtij viti.

Fillimisht ai e kishte joshur atë duke i dhënë para lëmoshë.

“Në fund të muajit nëntor të vitit 2025, në kohë të pacaktuar në fshatin Dubravë të Istogut, në vilat e motelit 'La Isla', i pandehuri Tomo Prekaj e detyron të kryejë seks oral viktimën fëmijë në këmbim të pagesës prej 15 euro për këtë shërbim në atë mënyrë që i pandehuri fillimisht e takon viktimën tek ETC ekspres në Istog, e cila ishe duke kërkuar lëmoshë, si dhe e bind të njëjtën duke shfrytëzuar dhe ditur moshën e saj 13-vjeçare dhe gjendjen e dobët financiare që të shkojë me të njëjtin në vilën e lartcekur ku fillimisht e merr me veturën e tij Pick up e bardhë dhe më pas hyjnë në villë së bashku ku i pandehuri kërkon nga viktima të pastrohet dhe më pas fillojnë prekjet dhe ledhatimet ku dhe kryejnë seks oral ndaj tij. Fëmija kishte filluar aktin seksual oral i cili kishte zgjatur rreth një orë ku i dyshuari në këtë rast kishe arritur të ejakuloj në peshqir”, thuhet në aktvendim

Edhe herën e dytë i pandehuri Tomo Prekaj e kishte detyruar viktimën të kryejë akt seksual derisa në kohën kur ishte paraqitur Policia e Kosovës.

“Më datë 29.01.2026, në orën 14:30 minuta, në fshatin Dubravë të Istogur në ambientet e motelit 'La Isla' në vazhdimësi i pandehuri Tomo Prekaj e detyron viktimën e mitur të kryej akt seksual (seks oral) në këmbim të pagesës prej 15 eurove për këtë shërbim në atë mënyrë që i pandehuri fillimisht e takon viktimën te tregu duke kërkuar lëmoshë e të njëjtës dhe i jep 2 euro lëmoshë, si dhe e bindë të njëjtën duke shfrytëzuar dhe ditur moshën e saj. Së bashku me veturë shkojnë në vendin e lartcekur për të kryer seks oral. Ai ishte pastruar dhe me pas kishte filluar prekjet dhe ledhatimet pastaj edhe I kishte kërkuar viktimës/fëmijë që ajo të kryente seksin oral ndaj tij, viktima kishte filluar aktin seksual oral i cili kishte zgjatur rreth 10 minuta ku i dyshuari me këtë rast nuk kishte arritur të ejakuloj për shkak se në vendin e ngjarjes kishe ardhur policia dhe e kishte arrestuar të pandehurin”, thuhet tutje në aktvendim.

Për shkak të këtyre veprave dhe rrezikut se personi në fjalë mund të arratiset, t’i përsërisë ose të kryejë ndonjë vepër të re, gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë e nevojshme për zhvillimin normal dhe të papenguar të procedurës penale.