Ishte shpallur në kërkim, arrestohet një person në Pejë
Foto: Zëri / Ilustrim

Ishte shpallur në kërkim, arrestohet një person në Pejë

Kronika February 03, 2026 - 09:04

Një person është arrestuar në Pejë, nën dyshimin për veprën penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën, derisa zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Pejë ishin në patrullë. Ata kanë vërejtur një person, i cili ishte i shpallur në kërkim policor.

I dyshuari, sapo ka vërejtur policinë, ka tentuar të ikë, mirëpo është kapur dhe arrestuar nga zyrtarët policorë.

“Gjatë transportit për në Stacionin Policor në Pejë, i dyshuari ka kanosur zyrtarët policor dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj të dyshuarit është hapur rasti ‘kanosje ndaj personit zyrtarë”, thuhet në një njoftim të Policisë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.