Dyshimet për manipulim me vota, nisin hetimet edhe në Gjilan
Foto: Laura Hasani

Dyshimet për manipulim me vota, nisin hetimet edhe në Gjilan

Kronika February 03, 2026 - 10:10

Edhe në komunën e Gjilanit kanë nisur hetimet lidhur me dyshimet për keqpërdorime të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kështu ka konfirmuar për Klanin kryeprokurori i Gjilanit, Arben Kadriu.

“Jemi në procesi të intervistimit, nuk mund të ndajmë detaje të tjera një herë rreth rastit”, tha ai shkurt.

Ndryshe, deri më tani në Prizren, Mitrovicë e Malishevë ka pasur komisionarë të arrestuar e të ndaluar lidhur me dyshimet për “dallaveret” me vota.

Po ashtu, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë që të nisë grumbullimin e provave për keqpërdorim të votës edhe në Podujevë, Pejë e Obiliq.