Nga 2021-a ishin paraqitur rrejshëm si punëtorë bankash, arrestohen tre persona për krim të organizuar

Nga 2021-a ishin paraqitur rrejshëm si punëtorë bankash, arrestohen tre persona për krim të organizuar

Kronika February 04, 2026 - 10:51
Krimi i organizuar zbulohet nga autoritetet kosovare, tre të arrestuar

Prokuroria Speciale ka arrestuar tre persona të dyshuar për krim të organizuar.

“Të dyshuarit F.M., V.M. dhe A.D. po hetohen për veprat penale ‘Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’, në lidhje me veprat penale ‘Mashtrimi’ dhe ‘Hyrjen në sistemet kompjuterike’, sipas Nenit 327, paragrafit 2 të KPRK-së”.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit që nga viti 2021 janë paraqitur rrejshëm si punëtorë bankash.

“Sipas hetimeve që janë duke u zhvilluar ne koordinim me Policinë e Kosovës në këtë rast i cili ka edhe element ndërkombëtar, të pandehurit dyshohet se nga viti 2021 e tutje, në bashkëkryerje me persona të tjerë, janë paraqitur rrejshëm si punëtorë bankash”.

Në komunikatë thuhet se dyshimet përfshijnë veprat penale të mashtrimit, prezantimit të rremë, vjedhjes së identitetit dhe kredencialeve, si dhe shpëlarjes së parave, me qëllim përfitimi të drejtpërdrejtë financiar.

“Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale, duke përfshirë telefona, laptopë dhe para të gatshme në vlerë prej 11.756 euro”.