IPK-ja rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Fushë-Kosovë
Foto: Laura Hasani

IPK-ja rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Fushë-Kosovë

Kronika February 04, 2026 - 16:09

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor të angazhuar në Stacionin Policor të Fushë-Kosovës.

Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së po zhvillojnë hetime ndaj zyrtarit policor për veprën penale “Sulm”.

Pas konsultimeve me prokurorinë përkatëse, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Sipas njoftimit të IPK-së, incidenti raportohet të ketë ndodhur pas mesnatës në Fushë Kosovë, ndërsa zyrtari policor i përfshirë në rast ka qenë jashtë detyrës zyrtare në momentin e ngjarjes.

Hetuesit e IPK-së, në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës, pritet të ndërmarrin veprime të mëtejshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit.