Gjuajtje me armë zjarri në Gjilan, plagoset një person

Gjuajtje me armë zjarri në Gjilan, plagoset një person

Kronika February 04, 2026 - 21:18

Të mërkurën rreth orës 18:00 ka ndodhur një rast i gjuajtjes me armë zjarri në rrugën Gjilan–Kamenicë, në afërsi të një pike të karburantit.

Këtë për “Zërin” e konfirmoi zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani, i cili tha se sipas informacioneve fillestare, dyshohet se në incident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.

“Si pasojë e rastit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ndërsa po trajtohen nga autoritetet shëndetësore.

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe është në kërkim të personave të dyshuar lidhur me këtë rast”, theksoi Hashani. /Zëri