Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec
Kronika
February 05, 2026 - 09:18
Të mërkurën rreth orës 08:35 është gjetur pa shenja jete një person në Rahovec.
Këtë për “Zërin” e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Sipas tij, ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, si dhe është iniciuar rast ‘Hetim i vdekjes’”, thuhet ndër të tjera. /Zëri