Lëndohet një 76-vjeçar në Mitrovicë, dërgohet me urgjencë në spital
Foto: Laura Hasani

Lëndohet një 76-vjeçar në Mitrovicë, dërgohet me urgjencë në spital

Kronika February 05, 2026 - 19:50

Një i moshuar është dërguar me lëndime në emergjencën e Mitrovicës.

Shpend Fazliu, zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, për Klankosova.tv tha se i moshuari i moshës rreth 76-vjeçare po vazhdon trajtimin, ndërsa janë ndërmarrë masat e nevojshme reanimatore nga ekipi i mjekëve dhe infermierëve.

“Tashmë po kryhet ekzaminimi radiologjik i Tomografisë së Kompjuterizuar (CT) e kokës, për të konstatuar gjendjen e kokës!”, tha ai. /klankosova