Tentim vrasje në Deçan, Policia aktivizohet për kapjen e djalit të dyshuar
Foto: Laura Hasani

Tentim vrasje në Deçan, Policia aktivizohet për kapjen e djalit të dyshuar

Kronika February 05, 2026 - 21:04

Policia e Kosovës është aktivizuar për ta kapur të dyshuarin në Isniq të Deçanit, i cili mesditën e së enjtes dyshohet se tentoi ta privonte nga jeta babanë e tij.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi tha për Klan Kosova se rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”, transmeton klankosova.

I njëjti shtoi se viktima, pasi është goditur me sëpatë dhe u trajtua në spital, tashmë gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Prokurorja e krimeve të rënda ka autorizuar policinë për lokalizimin e personit të dyshuar”, ka thënë Nikçi.