Aksident i rëndë në Prishtinë, ende nuk dihet për të lënduar
Kronika
February 07, 2026 - 02:08
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në orët e vona në lagjen “Emshir” në Prishtinë.
Deri më tani nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar.
Megjithatë, bazuar në pamjet e publikuara nga Zeri.info, vetura shihet e dëmtuar rëndë si pasojë e aksidentit.
Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar lidhur me rastin apo për gjendjen e të përfshirëve, edhe pse shihet se Polica janë prezent në vend të ngjarjes. /Zëri