Dy të lënduar nga aksidenti mes veturës dhe motorit në Pejë
Foto: Laura Hasani

Dy të lënduar nga aksidenti mes veturës dhe motorit në Pejë

Kronika February 07, 2026 - 20:17

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Pejës, ku dy persona kanë mbetur të lënduar.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 18:10 është raportuar për një aksident në rrugën “Bill Clinton”, në afërsi të Shkollës për të Verbër. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

Bëhet e ditur se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e aksidenteve, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.