Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri, arrestohet 27-vjeçari kosovar [video]
Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë. Gjatë operacionit policor të koduar “Barriera”, u sekuestruan 12 pistoleta Glock me municion luftarak dhe u arrestua në flagrancë një 27ëvjeçar nga Kosova.
Aksioni u zhvillua pas disa javë hetimesh me metoda proaktive, në bashkëpunim mes specialistëve të Komisariatit Nr. 4, Forcës Operacionale të DVP Tiranë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.
Në dalje të Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Tufinës, policia lokalizoi automjetin tip “Volksëagen” të drejtuar nga i riu dhe ndërhyri duke e ndaluar. Gjatë kontrollit, nën kofanon e mjetit u gjetën 10 pistoleta Glock, ndërsa në vijim u sekuestruan edhe 2 armë të tjera, duke e çuar totalin në 12.
Hetimet kanë zbuluar se armët do të shiteshin në zonën e Freskut. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.