Dy të lënduar në një aksident trafiku mes një veture dhe motoçiklete në Gjakovë

Dy të lënduar në një aksident trafiku mes një veture dhe motoçiklete në Gjakovë

Kronika February 08, 2026 - 19:57

Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Osek Hilë të Gjakovës.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë.

Krasniqi theksoi se të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 15:00 , në fshatin Osek Hilë-Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe motoçiklete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë trajtim mjekësorë. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është përgjigjur në rast dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore”, ka bërë të ditur Krasniqi.