Sulm me sëpatë në Pejë, tre të arrestuar
Kronika
February 09, 2026 - 09:12
Të dielën rreth orës 20:50 janë arrestuar tre persona në Pejë, nën dyshimin se kanë kërcënuar e sulmuar një mashkull.
Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur e konfiskuar një sëpatë, që dyshohet se është përdorur në rast.
“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri