Katër persona të lënduar nga aksidenti në Dollc të Klinës

Katër persona të lënduar nga aksidenti në Dollc të Klinës

Kronika February 09, 2026 - 19:11

Katër persona mbetën të lënduar sot pas një aksidenti që përfshiu tri vetura në fshatin Dollc të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi për Klankosova.tv se të lënduarit po marrin trajtim mjekësor dhe se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

Gashi shtoi se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet nga ana e tyre