Ngacmim seksual dhe lëndim i lehtë trupor, arrestohen dy persona në Fushë-Kosovë
Foto: Laura Hasani

Ngacmim seksual dhe lëndim i lehtë trupor, arrestohen dy persona në Fushë-Kosovë

Kronika February 10, 2026 - 09:37

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale “Ngacmim seksual” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Sipas njoftimit të Policisë, njëri dyshohet se ka ngacmuar një femër, ndërsa i dyshuari tjetër dyshohet se më pas e ka sulmuar fizikisht atë, raporton Zeri.info.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 10:55, në Fushë-Kosovë.

“Dy të dyshuarit, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Zëri