Dyshime për manipulim me vota në Klinë, Prokuroria vazhdon intervistimin e disa personave
Foto: Laura Hasani

Dyshime për manipulim me vota në Klinë, Prokuroria vazhdon intervistimin e disa personave

Kronika February 11, 2026 - 09:46

Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se sot do të vazhdojë intervistimin e disa personave përgjegjës për procesin e numërimit të votave në komunën e Klinës, nën dyshimin për manipulim të votave, shkruan Zeri.info.

“Lidhur me dyshimet për manipulim të votave, përkatësisht të rezultateve të kandidatëve të subjekteve politike në këtë komunë, Prokuroria Themelore në Pejë ka autorizuar Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë intervistimin e personave në këtë proces”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë, pa ndërhyrje:

Pejë, 11 shkurt 2026 - Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se sot do të vazhdojë intervistimi i personave përgjegjës për procesin e numërimit të votave në komunën e Klinës.

Lidhur me dyshimet për manipulim të votave, përkatësisht të rezultateve të kandidatëve të subjekteve politike në këtë komunë, Prokuroria Themelore në Pejë ka autorizuar Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë intervistimin e personave në këtë proces.

Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti dhe për garantimin e ligjshmërisë dhe integritetit të procesit zgjedhor.

Për zhvillimet e mëtejshme, opinioni publik do të njoftohet me kohë. /Zëri