Organizuan bixhoz, ndalohen për 48 orë 12 persona në Junik
Kronika
February 12, 2026 - 08:36
12 persona janë arrestuar në Junik, nën dyshimin se kanë zhvilluar veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit.
Ngjarja është raportuar më datë 12.02.2026, rreth orës 01:40, raporton Zeri.info.
Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur e sekuestruar të holla në shumën 1040, letra bixhozi, si dhe dëshmi të tjera.
“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim. /Zëri
