Aksident mes kamionit dhe veturës në Klinë, pesë të lënduar
Kronika
February 12, 2026 - 17:45
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes një kamioni dhe një veture në fshatin Poterq të Klinës.
Rastin për Zeri.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
"Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 14:55. Në këtë aksident ishin të përfshira një kamion dhe një veturë, ndërsa pesë persona kanë pësuar lëndime trupore", ka thënë Rugova..
Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga organet kompetente. /Zëri