Aksident mes katër veturave në Prishtinë, shtatë persona të lënduar

Aksident mes katër veturave në Prishtinë, shtatë persona të lënduar

Kronika February 13, 2026 - 10:26

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë, ku janë përfshirë katër vetura.

Rastin për Zeri.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Personave të lënduar u është ofruar trajtim mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, ka deklaruar Ahmeti. Autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit”, tha Ahmeti. /Zëri