Katër shtetas serbë ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Gjilan

Katër shtetas serbë ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Gjilan

Kronika February 15, 2026 - 10:47

Policia ka ndaluar dy raste të ndara të kalimit ilegal të kufirit në komunën e Gjilanit, ku janë përfshirë shtetas të Serbisë.

Sipas raportit 24-orësh, dy meshkuj serbë janë kapur duke hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

Pas konsultimit me prokurorin, rasti është iniciuar, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Vetura dhe telefonat e tyre celularë janë sekuestruar përkohësisht.

Gjithashtu, në Pogragjë, dy shtetas të tjerë serbë janë ndaluar për hyrje ilegale.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, ata janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Hetimet për të dy rastet janë në zhvillim e sipër.