Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë

Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë

Kronika February 15, 2026 - 19:59

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga dy aksidente trafiku të ndodhura sot në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Në aksidentin e parë, një person mbeti i lënduar dhe mori trajtim mjekësor, ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Klankosova.tv.

Rreth një orë më vonë, dy persona të tjerë mbetën të lënduar në një aksident mes dy veturave në këtë rrugë, konkretisht në Lluzhan.

“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.