Prangoset prishtinasi për ngacmim seksual, dyshohet se ngacmoi edhe dy të mitura
Kronika
February 17, 2026 - 10:26
Policia ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi dyshohet se e ka përcjellë dhe ngacmuar një femër derisa ajo po ecte rrugës.
Po ashtu i njëjti dyshohet se ka ngacmuar edhe dy vajza tjera të mitura, të moshës 10-11 vjeç.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 17:50, në Prishtinë, raporton Zeri.info.
“Prishtinë, 16.02.2026 - 17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi në rrugë ka përcjellë dhe ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Sipas një dëshmitareje femër kosovare, i dyshuari po ashtu ka ngacmuar edhe dy vajza ende të paidentifikuara të moshës rreth 10 -11 vjeçe. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri