Një vajzë e mitur në Gjakovë largohet nga shtëpia, babai e raporton rastin në Polici
Foto: Ilustrim

Një vajzë e mitur në Gjakovë largohet nga shtëpia, babai e raporton rastin në Polici

Kronika February 17, 2026 - 10:48

Një baba në Gjakovë ka raportuar në Polici se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe ka qëndruar me një të mitur.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur më datën 15:02.2026, në Gjakovë, raporton Zeri.info

“Gjakovë, 15.02.2026. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar në stacion policor se vajza e tij e mitur kishte dalë nga shtëpia dhe se dyshon se e njëjta është me një të mitur mashkull kosovar. Njësiti i hetuesisë kanë shoqëruar në stacion policor palët për intervistim në prani të mbrojtësit të viktimave dhe punëtorit për punë sociale. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri