Aksident i rëndë në autostradë afër Prizrenit - intervenojnë zjarrfikësit
Kronika
February 17, 2026 - 17:56
Një aksident ka ndodhur sot në autostradën afër Prizrenit, ku si pasojë raportohet se janë lënduar disa persona.
Sipas pamjeve të shpërndara nga TV Prizreni, zjarrfikësit e njësisë në Prizren kanë intervenuar për të nxjerrë të lënduarit nga vetura.