Ky është i riu që vdiq në aksident mbrëmë në Mitrovicë, Peci i shpreh ngushëllime familjes
Dashnor Kerleshi është i riu që vdiq mbrëmë në një aksident trafiku në Mitrovicë.
Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 21:30 në fshatin Kutlloc të Mitrovicës, ndërsa rastin e ka konfirmuar edhe Policia.
Sot kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, i ka shprehur ngushëllime familjes Kerleshi për humbjen e më të dashurit të tyre, transmeton Zeri.info.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ikjen e hershme tragjike nga jeta të Norit (Dashnor Kerleshit).
Ai ishte i edukuar, punëtor i zellshëm dhe i dashur për të gjithë ne.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kerleshi, të afërmit dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin. Ikja e tij e pikëlloi një Mitrovicë”, ka shkruar Peci.
Policia për aksidentin:
Rreth orës 21:37 Policia në Mitrovicë ka pranuar informacion për një aksident trafiku në fshatin Kutlloc të Mitrovicës. Sipas informatave fillestare, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën një person mashkull rreth 31-vjeçar. Hetuesit policorë në koordinim me prokurorin janë duke zhvilluar hetime për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /Zëri