Nëna e argjentinases së vrarë: Gjithmonë kemi besuar në drejtësinë e Kosovës

Nëna e argjentinases së vrarë: Gjithmonë kemi besuar në drejtësinë e Kosovës

Kronika February 19, 2026 - 11:49

Maggie Urdangaray, nëna e vajzës argjentinase që u vra më 1 gusht 2023 në një hotel në Fushë-Kosovë, tha se mori drejtësinë në Kosovë, pasi gjykata shpalli sot fajtor Endrit Nikën për këtë rast.

Ajo tha se përherë i ka besuar drejtësisë në këtë vend.

“Përkundër të gjitha vështirësive, ka qenë e vështirë nga fillimi për ta rikthyer... por ne gjithmonë kemi besuar në drejtësinë e Kosovës. E vlerësojmë shumë punën e prokurorit që gjithmonë është përpjekur ta zbulojë të vërtetën. Dhe sot e ka dëshmuar me të gjitha provat. Clara e ka marrë drejtësinë. Faleminderit Kosovë, faleminderit gjithë shoqërisë që na mbështetën”, ka thënë ajo për media pas shpalljes së vendimit.

Megjithatë, prindërit e Maria Clara Urdangarayt kanë deklaruar se as ky dënim nuk mund t’i ngushëllojë, pasi vajza e tyre më nuk jeton.

Ata po ashtu kanë paralajmëruar se do të kërkojnë dënim të përjetshëm për Nikën.