Në Llashticë të Gjilanit hajnat vjedhin kasafortën me ar në vlerë prej 15 mijë eurove dhe dy armë zjarri
Kronika
February 20, 2026 - 08:35
Një person ka raportuar në Polici se hajnat kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një kasafortë me stoli ari në vlerë rreth 15 mijë euro dhe dy armë zjarri.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 16.02.2026, në fshatin Llashticë të Gjilanit, raporton Zeri.info.
“Fsh. Llashticë, Gjilan 16.02.2026. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur një kasafortë, në të cilën kishte stoli ari me vlerë 15.000€ dhe 2 armë zjarri. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri