Babai nga Gjakova e raporton të zhdukur vajzën e tij me probleme mendore
Kronika
February 20, 2026 - 08:52
Një baba nga Gjakova e ka raportuar në Polici se vajza e tij me probleme mendore është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më .
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nikë Hajdari” në Gjakovë, raporton Zeri.info.
“Rr. Nik Hajdari, Gjakovë 19.02.2026-13:00. Dëshmitari mashkull kosovar, ka njoftuar se vajza e tij me probleme psikike është larguar nga shtëpia dhe se nuk e din lokacionin e saj”, thuhet në njoftimin e PK-së./Zëri