Kanosi zyrtarin policor, arrestohet gjakovari
Kronika
February 20, 2026 - 09:01
Policia ka arrestuar një person, pasi kishte kanosur zyrtarin policor në kryerje të detyrës.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 16:15, në rrugën “ Avdullah Babalija” në Gjakovë, raporton Zeri.info.
“Rr. ‘Avdullah Babalija’, Gjakovë, 19.02.2026-16:15 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti në shenjë pakënaqësie me një fletëthirrje për kundërvajtje ka kanosur zyrtarin policor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri