Hajnat vjedhin para në një kishë në Graçanicë
Foto: Ilustrim

Hajnat vjedhin para në një kishë në Graçanicë

Kronika February 21, 2026 - 09:32

Një person ka njoftuar policinë se persona të panjohur, me forcë, kanë depërtuar në një kishë ortodokse dhe kanë vjedhur para nga kutia për kontribute vullnetare.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 03:00 në fshati Dobrotin, Graçanicë, raporton Zeri.info.

“Fsh. Dobrotin, Graçanicë 20.02.2026 – 03:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se persona të pa njohur me forcë kanë depërtuar në kishën ortodokse dhe kanë vjedhur para nga kutia për kontribute vullnetare. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri