Posedim i paautorizuar i narkotikëve në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

Posedim i paautorizuar i narkotikëve në Prishtinë

Kronika February 21, 2026 - 09:51

Gjatë kontrollit të dy të dyshuarve, policia ka gjetur dhe konfiskuar një cigare me marihuanë dhe një qese me katër gramë kokainë.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 19:20 në rrugën “ Mon Balaj” në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Rr. Mon Balaj, Prishtinë 20.02.2026-19:20. Raportohet se gjatë kontrollit te dy të dyshuar meshkuj kosovarë, janë gjetur dhe konfiskuar një cigare me marihuanë dhe një qese me 4 gramë kokainë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.