Theri me thikë një person, arrestohet i mituri në Lipjan

Theri me thikë një person, arrestohet i mituri në Lipjan

Kronika February 22, 2026 - 09:47

Një i mitur është arrestuar në Shalë të Lipjan pasi theri me thikë një person.

Policia e Kosovës në raporton 24 orësh njofton se viktima është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor dhe, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për hetime të mëtejshme.

Hetimet janë duke vazhduar në lidhje me këtë rast.