58 raste të dhunës u trajtuan për një javë nga Zyra për Ndihmë të Viktimave
Foto: Laura Hasani

58 raste të dhunës u trajtuan për një javë nga Zyra për Ndihmë të Viktimave

Kronika February 23, 2026 - 10:17

Dhuna është një fenomen shqetësues në Kosovë, ku çdo ditë raportohen raste të shumta të saj.

Rastet e dhunës në familje janë ato që raportohen më së shumti.

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka njoftuar se përgjatë një jave kanë trajtuar 58 raste, raporton Zeri.info.

Nga kjo shifër 50 raste kanë të bëjnë me dhunë në familje.

Rastet e trajtuara janë këto:

• 50 raste – dhunë në familje

• 3 raste – dhunim

• 1 rast – sulm seksual

• 1 rast – ngacmim seksual

• 1 rast – vrasje në tentativë

• 1 rast – bashkëjetesë nën moshën 16 vjeç

• 1 rast – shkelje e UM-së

• 11 Kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje (KUM) të parashtruara në gjykatë

• 10 Kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje Emergjente (KUME)

• 2 Kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje Emergjente të përkohshëm

• 1 kërkesë për ndryshim të UM-së

• 2 kërkesa për ndërprerje të UM-së

• 21 aktvendime të aprovuara

• 85 seanca gjyqësore

• 16 seanca në prokurori

• 71 këshilla juridike

• 10 aktgjykime dënuese

• 2 aktgjykime liruese

• 1 aktgjykim refuzues

• 3 përfaqësime të rastit në Polici

• 8 referime të rastit në QPS

• 1 kërkesë për kompensim nga fondi i viktimave

• 1 deklaratë mbi dëmin.