Policia njofton për dy raste të ekstradimit, të dyshuarit kërkoheshin për mashtrim dhe vrasje
Foto: Laura Hasani

Policia njofton për dy raste të ekstradimit, të dyshuarit kërkoheshin për mashtrim dhe vrasje

Kronika February 24, 2026 - 16:06

Policia e Kosovës ka njoftuar se është ekstraduar një person nga Gjermania për në Kosovë dhe një ekstradim tjetër nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut.

Policia ka bërë të ditur se në rastin e ekstradimit nga Gjermania në Kosovë, shtetasi Kosovar G.B., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë, i përfshirë në veprën penale “Mashtrim” dhe se i njëjti ju ishte shmangur drejtësisë.

Ndërsa, në rastin tjetër të ekstradimit nga Kosova drejt Maqedonisë së Veriut, shtetasi turk, T.M., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga Maqedonia e Veriut, për veprën penale “Vrasje” dhe se i njëjti ju ishte shmangur drejtësisë.

Njoftimi i Policisë:

Ekstradohet një i dyshuar nga Gjermania për në Kosovë dhe një ekstradim tjetër nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut

Me datën 23.02.2026 është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë shtetasi Kosovar G.B., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet tona të drejtësisë, i  përfshirë në veprën penale “Mashtrim” dhe se i njëjti ju ishte shmangur drejtësisë. Ekstradimi është realizuar falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shtetit Gjerman.

Po ashtu me datë 24.02.2026 është ekstraduar nga Kosova drejt Maqedonisë së Veriut, shtetasi turk, T.M., pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga Maqedonia e Veriut, për veprën penale “Vrasje” dhe se i njëjti ju ishte shmangur drejtësisë. Ekstradimi është realizuar përmes PKK “Hani i Elezit” nën masa të rrepta të sigurisë.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.