Lirohet nga paraburgimi Liridon Rexhepi, ishte arrestuar në Turqi nën dyshimet për lidhje me Mossadin
Avokat Arianit Koci ka njoftuar se është liruar nga paraburgimi Liridon Rexhepi, i cili ishte arrestuar në Turqi në shtator të 2024-ës nën dyshimin për bashkëpunim me Mossadin – shërbimi sekret i Izraelit.
Koci përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook theksoi se vendimi për heqjen e paraburgimit jep indikacion serioz se i akuzuari do të lirohet.
“Sipas pretendimeve, ai dyshohej për rol financiar në një strukturë të supozuar të lidhur me këtë shërbim, madje në disa raportime u përmend edhe si person me pozitë të lartë në atë hierarki të pretenduar. Tani, ai është liruar nga paraburgimi dhe do të mbetet i lirë deri në përfundim të procesit.
Në raste të akuzave për spiunazh, që janë ndër më të rëndat për sigurinë shtetërore, vendimi për heqjen e paraburgimit jep indikacion serioz se i akuzuari do të lirohet”, tha më tej Koci.