Një milion euro të kapura në Merdar, publikohet identiteti i policit të përfshirë
Foto: Dogana e Kosovës

Një milion euro të kapura në Merdar, publikohet identiteti i policit të përfshirë

Kronika February 25, 2026 - 08:30

Është zbuluar identiteti i policit, të cilit iu kapën rreth një milion euro në pikëkalimin kufitar në Merdar.

Sipas Top Channel, bëhet fjalë për Aurel Kazia, efektiv policie pranë komisariatit nr.5 në Tiranë.

Ndërkohë, Dogana e Kosovës të martën njoftoi se brenda një automjeti u gjetën paratë e padeklaruara.

“Automjeti fillimisht është kontrolluar përmes pajisjes së skanimit me rreze X, ku janë identifikuar indikacionet e para për ekzistimin e një hapësire të dyshimtë të modifikuar në dyshemenë e tij. Pas këtyre indikacioneve, Dogana e Kosovës ka kërkuar asistencë nga zyrtarët e Policisë Kufitare, të cilët kanë ofruar mbështetje teknike përmes pajisjes fibroskopike”, thuhej në njoftimin e Doganës.

“Sipas vlerësimeve fillestare, shuma e mjeteve monetare dyshohet të jetë rreth një milion euro”, tha Dogana, ndërsa efektivi është arrestuar.