Një i mitur ther me thikë bashkëmoshatarin e tij në Fushë-Kosovë
Kronika
February 25, 2026 - 09:33
Një i mitur është sulmuar me thikë nga një bashkëmoshatar i tij mesditën e së martës në Fushë-Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin ditor, shkruan Zeri.info.
Sipas raportit, i mituri i lënduar ka marrë trajtim mjekësor, përderisa nuk raportohet për të arrestuar.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Lëndim i rëndë trupor / Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armës
Rr. “Hajrullah Zymi”, Fushë-Kosovë, 24.02.2026-12:00. Viktima mashkull kosovar - i mitur ka raportuar se është sulmuar me mjet të mprehtë –thikë nga i dyshuari mashkull kosovar - i mitur. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Zëri