Iu gjetën në veturë një armë me 16 fishekë, kokainë e marihunë - dërgohet në mbajtje prizrenasi
Foto: Zëri / Ilustrim

Iu gjetën në veturë një armë me 16 fishekë, kokainë e marihunë - dërgohet në mbajtje prizrenasi

Kronika February 25, 2026 - 09:41

Një person është arrestuar mbrëmjen e së martës në Prizren, pasi në veturë i është gjetur një revole me 15 fishekë, 10.2 gramë kokainë e 0.8 gram marihuanë, shkruan Zeri.info.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Incidentet kriminale

Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës

Prizren, 24.02.2026 - 19:55. Njësitë patrullues kanë ndaluar një veturë, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar një revole me 16 fishekë, një qese me 0.8 gram marihuanë dhe një qese me 10.2 gramë kokainë. Njësiti DKKO-HTN Prizren ka intervistuar të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Zëri