Në pranga i mituri në Pejë, dyshohet se e theri me thikë një bashkëmoshatar
Foto: Zëri / Ilustrim

Në pranga i mituri në Pejë, dyshohet se e theri me thikë një bashkëmoshatar

Kronika February 25, 2026 - 09:45

Një i mitur është arrestuar mesditën e djeshme në Pejë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, shkruan Zeri.info.

Sipas raportit ditor të Policisë, i mituri është arrestuar pasi dyshohet se ka therur me thikë një bashkëmoshatar.

Policia ka njoftuar se viktima është pranuar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor, përderisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Vrasje në tentativë

Pejë, 24.02.2026 - 13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar - i mitur, pasi pas një mosmarrëveshjeje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar - i mitur. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri